
Ish-kryetari i Beogradit: Kosova kaherë është e humbur nga Serbia
Ish-ambasadori serb, Milan Protiq, ka dhënë një intervistë rreth gjysmë ore për televizionin “AlJazeera”. Sipas tij, “Serbia është peng i qëndrimit ndaj Kosovës. Për bindjen time të thellë, është betejë kaherë e humbur, prandaj po vijmë në një pozitë që të mbrojmë diçka që është e pambrojtshme dhe që, fatkeqësisht, është humbur – kaherë e humbur, kurse njëkohësisht po e flijojmë të ardhmen tonë. Për mua nuk është pyetje a do të mbetet Kosova në përbërje të Serbisë apo jo. Për mua pyetje thelbësore është, a do të mbijetojë Serbia fare apo jo? Siç duket sot, jo vetëm në kuptimin politik, por edhe në kuptimin moral, biologjik dhe çdo kuptim tjetër, nuk ka shenja ogurbardha. Sot në Serbi nuk jetojnë mbi 5 milionë banorë, prej të cilëve 40 % janë me moshë mbi 65 vjeç. Sipas numrave zyrtarë, në vitin e kaluar kemi pasur 60 mijë lindje dhe 130 mijë vdekje. Fëmijët tanë të rinj, tanimë edhe njerëzit në moshë mesatare, duan të largohen nga vendi, pa zgjedhur drejtim”.
Milan St. Protiq është politikan serb. Ka qenë ambasador i Serbisë në disa shtete. Ka qenë deputet, kryebashkiak i Beogradit, nënkryetar i Partisë Demokristiane serbe, stërnip i kryeministrit të parë të Mbretërisë SKS. Ka ligjëruar në shumë fakultete anembanë botës dhe ka qenë drejtor i studimeve në Akademinë për Diplomaci dhe Siguri në Beograd. /Epoka e re/
Recite Al Jazeeri: Milan St. Protić – YouTube