Ish-kryetari i degës së PDK-së në Drenas: Vendimi i PZAP-së për rinumërim të votave, i drejtë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetar i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha ka komentuar vendimin e PZAP-së, për rinumërim të votave për asamblist komunal në Podujevë. Hoxha në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se ky vendim është i drejtë por që është shembull i rëndë për demokracinë.
Postimi i plotë i Hoxhës në profilin e tij në “Facebook”:
Zgjedhje demokratike, apo emërim i kandidateve për deputet apo në këtë rast për asamble komunale?
Ndërhyrja e komisionarëve , vëzhguesve apo edhe e zyrtarëve te larte te partive politike për te privilegjuar jashtëligjshëm kandidat te caktuar ne zgjedhje është vepër e rende penale dhe cenim i demokracisë.
Në Kosovë është krijuar bindja që nuk ke pse hynë në lista zgjedhore nëse nuk ke komisioner në qendra votimi kjo është shumë shqetësuese për demokracinë tonë të re.
Një pjesë e madhe ekspertëve të mirë sot nuk dëshirojnë as të hyjnë në lista zgjedhore për shkak të kësaj bindje, e kjo ndikon pastaj edhe në kualitetin e përfaqësimit të partive politike në institucionet e vendit.
Vendimi i PZAP-se qe Podujeva te shkon ne rinumërim total te votave për mua vendim i drejtë, ama shembull i rëndë për demokracinë.
Kosova duhet urgjentisht ta ndryshoi mënyrën e numërimit të votave, ndikimi i njerëzve duhet të jetë sa më minimal, vetëm në këtë formë do ti ndihmojmë demokracisë dhe meritokracisë.