![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/09/d-1.jpg)
Ish-kryetari i Prizrenit, Kadri Kryeziu, dekoron me mirënjohje Ilir Kullën
19 shtator 2024
| 13:15
Dje Këshilli Komunal i Prizrenit ka përkujtuar 25-vjetorin e krijimit të saj si komuna e parë e Kosovës së pasluftës, e krijuar më 15 qershor të 1999-s nga Qeveria e Përkohshme e asaj kohe, ku kryetar ishte emëruar Kadri Kryeziu.
Ky i fundit në këtë ceremoni u ka ndarë mirënjohje disa personaliteteve të shquara për kontributin e dhënë në atë kohë në themelimin dhe funksionimin e komunës së Prizrenit, të parën në Kosovën e lirë, ndër ta edhe Ilir Kullën.
Kulla nder vite ka qenë zyrtar i lartë në Shqipëri, analist politik dhe gazetar. Ai gjithashtu ka qenë veprimtar shumë aktiv gjatë dhe pas luftës së Kosovës dhe gëzon një përkrahje këtu në Kosovë.