Ish-kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikoliq, lirohet nga paraburgimi pasi paguan 50 mijë euro dorëzani
01 shtator 2023
| 17:38
Artan Qerkini, avokati i ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, ka konfirmuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë është zëvëndësuar me masën e dorëzanisë në vlerën prej 50 mijë euro.
“Po është liruar me vendim të Gjykatës. Paraburgimi është zëvendësuar me masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro”, ka thënë Qerkini për Express.
Prokuroria e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë (12) personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”.
Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dhe 11 personave të tjerë