
Ish-kryetari i Velipojës qëllohet me armë zjarri në qendër të Shkodrës
29 nëntor 2021
| 19:11
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme pranë Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës.
Syri.net mëson se ka mbetur i plagosur ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.