Ish-kryetari i Zveçanit, protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni
30 maj 2023
| 15:06
Ish-kryetari i Zveçanit, Sergjan Milosavleviq u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00.
“Dhe nesër (e mërkurë) të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u ka thënë ai protestuesve.
Ai ka ftuar edhe qytetarët që nesër (e mërkurë) në orën 7:00 të vijnë në të njëjtin vend, por në numër sa më të madh, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.
“Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, ka thënë Milosavleviq.