Ish-legjenda egjiptiane kritikon ashpër Salahun: Kërko falje, mos u bë arrogant
Legjenda e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp u përfshin në një përplasje të shëmtuar të shtunën, teksa ‘Të Kuqtë’ morën një goditje të rëndë në shpresat e tyre për tu shpallur kampion i Anglisë.
Në minutat e fundit të ndeshjes me West Hamin, egjiptiani shkëmbeu disa fjalë me Kloppin para se të futej në lojë nga banka rezervë.
Mohamed Aboutrika, legjenda e futbollit egjiptian, analizoi atë se çfarë kishte ndodhur mes dy palëve, duke thënë se bashkëkombasi i tij pati faj në këtë përplasje dhe i bëri thirrje që të kërkoj falje.
“Ndonjëherë kur lojtarët e mëdhenj bëjnë një gabim, ju duhet të kërkoni falje dhe të mos bëheni arrogant”, ka thënë Aboutrika fillimisht.
“Ju jeni rritur së bashku, kështu që mos lejoni që momentet e fundit me Kloppin të jenë duke luftuar me të”.
“Gjithmonë qëndroni të qetë, dhe nëse bëni një gabim thoni: ‘Më fal’, dhe mos u bëni arrogant. Gjithashtu mos i dëgjoni mediat në Angli që gjithmonë kërkojnë dramë”.
“Lojtarët e mëdhenj pranojnë gabimet dhe i përmirësojnë ato. Shkoni tek trajneri juaj dhe kërkoni falje atij”, përfundoi ai.
Aboutrika luajti përkrah Salahut për Egjiptin në Lojërat Olimpike të vitit 2012 dhe së bashku me sulmuesin e Liverpoolit llogariten si lojtarët më të mirë në histori të Egjiptit.