Ish-lideri demokrat, Sali Berisha, feston sot ditëlindjen
15 tetor 2020
| 10:23
Ish-kryeministri i Shqipërisë, e themeluesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ditëlindjen. Ai sot mbush plotë 76-vjeç.
Me këtë rast, Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij të pakufishme ndaj Zotit, familjes dhe dashamirëve.
“Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithë atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ai mbi një fotografi ku shihet bashkë me bashkëshorten e tij.