Ish-lideri studentor, Driton Lajçi, kandidat i PDK-së për deputet, do ta mbaj numrin 97

11 dhjetor 2024 | 16:43

Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 1997, Driton Lajçi do të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike (PDK) për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se Lajçi do ta mbaj numrin 97, si simbolike e protestave madhështore studentore të vitit 1997.
Kujtojmë se Driton Lajçi ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së në legjislaturën e parë 2001-2004.
Lajçi me profesion është doktor i diplomacisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…