Ish-lojtari i Barcelonës trajner te Reali, Perezi ‘gati bombën’

01 prill 2025 | 11:29

Real Madridi mund të surprizojë me emërimin e Cesc Fabregasin si trajner, raporton “Defensa Central”.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është duke e shqyrtuar mundësinë e një lëvizjeje surprizë për të emëruar ish-lojtarin e Barcelonës si trajner të ri të ekipit, nëse Carlo Ancelotti largohet këtë verë.

Sipas raportimeve nga ky medium, trajneri aktual i Como, është një nga opsionet që mund të merret parasysh nga drejtuesit e klubit madrilen.

Ancelotti ka qenë i lidhur me një kalim te përfaqësuesja e Brazilit, dhe nëse ai largohet, Perez mund të marrë një vendim të papritur për të sjellë Fabregasin në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim është pyetur për formën…