Ish-lojtari i Bayernit: Muriqi është sulmues i klasit botëror
19 janar 2020
| 13:31
Sulmuesi i Reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi është lavdëruar nga ish-mesfushori i Bayern Munchen, Luiz Gustavo.
“Jam befasuar kur kam parë Vedat Muriqin. Nuk besoja që ishte një sulmues kaq i përkryer dhe një talent i madh. Ai është sulmues i klasit botëror”, ka thënë Gustavo.
Muriqi shënoi golin e dytë në ndeshjen Gaziantep FK-Fenerbahçe (0-2) dhe u ndëshkua me karton të kuq.
/Epoka e re/