Ish-lojtari i Chelseat gjendet i gjallë nën rrënoja
07 shkurt 2023
| 10:42
Për fat të mirë, ish-futbollisti i Chelsea dhe Newcastle, Christian Atsu, u gjet dhe u nxor i gjallë nga rrënojat.
Sulmuesi fillimisht kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja siç konfirmoi zëvendëspresidenti i klubit turk Hatayaspor, ndërsa shumë një pjesë e madhe e shokëve të tij të ekipit u shpëtuan në moment dhe u transferuan në një vend të sigurt.
Lojtari u transportua në spital pasi pësoi dëmtime në këmbën e djathtë dhe u ankua për vështirësi në frymëmarrje.
Pjesëtar i këtij klubi vendas që nuk po gjendet, është drejtori sportiv Taner Savut, i cili besohet se është ende nën rrënoja.