Ish-lojtari i Fiorentinës dënohet me 6 muaj burg
23 gusht 2018
| 15:26
Ish-lojtari i Fiorentinës dhe i Uest Hemit, Tomas Repka është dënuar me gjashtë muaj burg nga gjykata e Brnosë. 44-vjeçari çek akuzohet për reklamim të shërbimeve seksuale të ish-gruas Vadka Erbova në internet.
Gjithashtu edhe partneri aktuale e ish-futbollistit, Katerina Kristelova, është gjobitur me 50 mijë CZK për bashkëpunim duke postuar një nga 3 reklamat. Kujtojmë që Repka ka qenë një lojtar i rëndësishëm te kombëtarja çeke teksa është aktivizuar 46 takime nga vitit 1994 deri në 2001.