Ish-luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni, varroset të mërkurën në Gllogjan

01 janar 2019 | 22:00

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se varrimi i ish luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni, do të bëhet nesër (e mërkurë) në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, në orën 14:00.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt në llogarinë e vet në “Facebook”: 

Të nderuar Bashkëluftëtarë

Të nderuar Qytetarë

Siç  jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e mërkurë, dt.2 Janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Paraprakisht do të bëhën homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:

____________________

E mërkurë, 2 Janar 2019:

Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë

Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia e nderimit në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”

Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Pjesëmarrja masive e juaja dhe e qytetarëve e nderon luftën, jetën dhe veprën e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Ngushëllime familjes, miqve e bashkëluftëtarëve!

Me respekt, 

Daut Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit interseksualë në Gjermani, nga 1 janari, mund të identifikohen…