Ish-luftëtari i UÇK-së ka nevojë për ndihmën tonë

18 gusht 2022 | 17:22

Veteranit të UÇK-së, me vendbanim në Junik, Besnik Hysen Kuqit, i nevojitet ndihmë urgjente për trajtim jashtë shtetit (Turqi). Besniku është aksidentuar në vitin 2019 dhe që nga atëherë është i palëvizshëm. Gjendja e tij po përkeqësohet çdo ditë. Ai urgjentisht duhet të dërgohet për trajtim jashtë Kosovës. Çmimi për operimin e tij është i lartë dhe i papërballueshëm për familjen. Prandaj, familja, shokët dhe miqtë e tij kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta përkrahur materialisht për operim.

Këtë kërkesë, për publikimin e këtij njoftimi në gazetën “Epoka e re”, e ka bërë bashkëluftëtari i tij i betejës së Koshares, Agron Jusufi.

Më poshtë gjeni llogarinë bankare për ndihmën që mund t’ia jepni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe pasi nënshkroi një kontratë të pabesueshme me PSG-në…