
Ish-luftëtari i UÇK-së: Me aleatët që ishim sot, njejtë ishim edhe para 20 viteve
12 qershor 2019
| 23:59
Ish-deputeti e luftëtari i UÇK-së që nga ditët e para të themelimit, Lahi Brahimaj, përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ka përshëndetur vizitën e Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit.
“Me aleatët që ishim sot, njejtë ishim edhe para 20 viteve”, ka shkruar ndër të tjerash Brahimaj.
Tutje, ai ka thënë se vizitës së sotme i ka munguar edhe ish kryeministri Tony Blair, i cili sipas tij kishte të njejtin qëndrim sikur Clinton dhe Albright para 20 viteve kur i dolën në ndihmë kauzës së UÇK-së për çlirim të Kosovës.