Ish-luftëtari i UÇK-së me urim të veçantë për Ditën e Flamurit

28 nëntor 2019 | 12:14

Ish-luftëtari i UÇK-së, Kujtim Hoti, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ai ka thënë se ky Nëntor e gjen Shqipërinë dhe shqiptarët me dhimbje të madhe pas tërmetit që ka goditur shtetin shqiptar.

“Për herë të parë dhe të rrallë ky Nëntor e gjen Shqiptarinë në dhembje të madhe dhe të dëmtuar rëndë nga tërmeti, por Shqipëria është mësuar të rrëzohet por mos të dorëzohet!”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Urime 28 Nëntori i lënduar me dhembshuri të madhe!
Ngushëllime atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre!
Shërim të shpejtë për të lënduarit!
Ri-ndërtim të shpejtë të shtëpive familjare!
Falënderim i madh për të gjitha njësitë e kërkim-shpëtimit nga të gjitha shtetet!
Faleminderit Ushtria dhe Policia e Kosovës, jeni krenaria jonë!
Faleminderit populli i Kosovës, diaspora për një solidaritet unik!

Për herë të parë dhe të rrallë ky Nëntor e gjen Shqiptarinë në dhembje të madhe dhe të dëmtuar rëndë nga tërmeti, por Shqipëria është mësuar të rrëzohet por mos të dorëzohet!

P.S:

T’IA KTHEJMË NËNTORIT NËNTORIN

Sa herë vjen nëntori një kënaqësi e lehtë përshkon zemrat e njerëzve. Koka ngrihet lartë, sepse përmbajtja në kujtesë është e madhërishme. Askush s’mund të qëndrojë indiferent para historisë.
Sa herë vjen nëntori në njerëz rektinë shpresa. Nëntori është aq i madh sa t’i çojë peshë shpirtrat e vdekur.

Nëntorin s’bën ta lëmë pa Nëntor.
Bahri Fazliu, hero kombëtar
Nëntor 1995

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është treguar i ashpër me…