Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë
25 qershor 2022
| 21:29
Ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arlinda Kërçeli, mori rrugën nga mërgimi drejt atdheut pikërisht në ditët më të vështira të vendit.
Ajo iu bashkua pjesëtarëve të UÇK-së që t’i shërbejë vendit.
Arlinda për Radio Dukagjini rrëfeu historinë e saj tё dhimbjes, sakrificës e mbijetesës nё kohё lufte dhe paqeje.
Ajo ishte banore e Gjermanisë pёr shumё vite, por nё moshёn 18 vjeҫare jeta e saj merr njё kthesё krejt ndryshe, atёherё kur nё vitin 1998 vendos tё vesh uniformёn e UҪK-sё dhe t’i bashkohet atdheut nё luftёn pёr ҫlirim, transmeton PortaliD.
Nё front luftoi pёr 18 muaj, ndёrsa pas luftёs disa vite jetoi dhe veproi nё Kosovё pёr t’u larguar mё pas drejt Zvicrës ku e pritën shumë sfida.