Ish-marinsi amerikan i liruar nga Rusia plagoset në Ukrainë

25 korrik 2023 | 23:59

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi raportet se një ish-marinis, i cili u lirua nga Rusia në një shkëmbim të të burgosurve vitin e kaluar, është plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë.

Trevor Reed u plagos disa javë më parë, sipas një personi të njohur me incidentin, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte çështjen me emër dhe foli për “Associated Press” kushte anonimiteti.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se Reed u dërgua në Gjermani për kujdes mjekësor.

Ai tha se Reed nuk po vepronte në emër të qeverisë amerikane.

Reed u lirua nga paraburgimi rus në një shkëmbim të të burgosurve vitin e kaluar në këmbim të një piloti rus të burgosur në SHBA për një komplot të trafikut të drogës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Top-diplomati amerikan, Derek Chollet, nuk do të ushtrojë më funksionin…