Ish-mbrojtësi i Anglisë: Kane duhet të shkojë në Real
05 janar 2021
| 12:40
Ish-mbrojtësi anglez, Jonathan Woodgate, ka thënë se sulmuesi Harry Kane duhet t’i bashkohet skuadrës Real Madrid në mënyrë që ta arrijë në nivelin e yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Nëse ai dëshiron të fitojë trofe dhe të futet në piedestal tjetër si ai i Messit, Ronaldos, ai duhet të shkojë”, ka thënë Woodgate.
Kujtojmë se futbollisti 27-vjeçar është pjesë e skuadrës Tottenham dhe kapiten i Kombëtares së Anglisë.