Ish-mbrojtësi i Milanit: Ja pse Ibra ka vendosur të largohet

28 maj 2020 | 11:43

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit ishte një enigmë që pak kohë më parë, por me dëmtimin e pësuar në pulpë të hënë, qëndrimi i tij te kuqezinjtë ndërlikohet në mënyrë të ndjeshme.

Këtë mendim ka Alesandro Kostakurta, ish-mbrojtës i Milanit, që aktualisht bën opinionistin për rrjetin “Sky”. Në një intervistë, 54-vjeçari ka analizuar pozicionin e suedezit te kuqezinjtë dhe nuk parashikon një fund të lumtur.

“Sipas mendimit tim, Ibrahimoviç nuk ka për të luajtur me Milanin në sezonin e ardhshëm. Më duket se vendimin për t’u larguar e ka marrë dhe kjo duket qartë në lëvizjet që bën. Ishte i fundit që iu bashkua skuadrës. Sikur të mos mjaftonte kjo, pikat e tij lidhëse me Milanin kanë ikur ose do të largohen të shpejti”, përfundoi Kostakurta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka…