Ish-mekaniku i McLarenit: Alonso paguante mekanikët për të punuar me atë dhe jo me Hamiltonin

20 shtator 2022 | 11:25

Në vitin 2007, dy nga veteranët e sportit të Formulës 1, spanjolli Fernando Alonso dhe britaniku Lewis Hamiltoni, garon së bashku te skuadra McLaren Mercedes.

Asokohe rivaliteti mes dy pilotëve ishte i madh, duke pasur edhe shkëndija në pistë. Titulli botëror atë vit u fitua nga Kimi Raikkonen me Ferrarin, por ajo kohë jo fort e mirë për dy pilotët është rikthyer sot nga akuzat e një ish-mekaniku të McLarenit, Marc Pristley.

Ai ka qenë për 10 vjet me radhë anëtar i kësaj skuadre. Ai ka folur për një strategji antisportive nga ana e Alonsos. Sipas mekanikut, spanjolli i paguante inxhinierët, duke u dhënë zarfe me para, në mënyrë që ata të ndihmonin më shumë atë dhe të dilnin kundër Hamiltonit.

“Një nga taktikat e Alonsos ishte ajo që të kishte gjithë skuadrën në anën e tij në garazh. Një ditë, në vitin 2007, menaxheri apo trajneri i tij, erdhi me zarfe të vegjël në Formula 1, të mbushura me parà. Ato u jepeshin personave që nuk punonin te makina e Lewisit”, ka thënë ish-mekaniku i McLarenit. “Hapa zarfin dhe brenda ishin 1 500.00 euro. Nuk kishte asgjë të shkruar në të dhe t’i merr një zarf, i thua faleminderit dhe sheh se brenda pa para. Të vetmit që nuk morën zarfin ishin ata që punonin te makina e Hamiltonit. Në fund, skuadra e mori vesh dhe u fsheh gjithçka si një dhurim për bamirësi”, ka shtuar ish-mekaniku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë me dije se…