Ish-mesfushori anglez: Vinim baste të çmendura në Kombëtare
Kieron Dyer ka zbuluar pa asnjë rezervë në autobiografinë e tij të fundit për kulturën e basteve të futbollistëve në Angli dhe pranon se disa prej tyre ishin me të vërtetë të varur.
Ish-mesfushori i Ipswich Town, West Ham United dhe Newcastel United pranon në librin e tij që po serializohet nga “Daily Mail” se bastet ekzistojnë në nivelin më të lartë të futbollit, edhe brenda kombëtares angleze.
“Ishim bërë si pijanecë klandesitë, që fshiheshim për të mos luajtur. Përveç drogave, një pjesë e mirë e jona ishte e varur edhe nga bixhozi. Kishte katër apo pesë lojtarë në kombëtare që luanin, por shumat ishin aq të larta sa nuk dua që të përmend emra. Nuk kishte asnjë kufi për atë çka vinim”. 39-vjeçari, i cili regjistroi 33 ndeshje me fanellën e përfaqësueses, tregon se vuri një bast me Owenin që Koreja e Jugut do ta mposhte Italinë në Botërorin e 2002, raporton “PanoramaSport”.
“Pas Botërorit, Owen më kishte një borxh prej 30 mijë sterlinash duke luajtur letra në hotel. Më vinte keq për të. Për ta paguar borxhin ishte ofruar për ta bërë mbajtësin e basteve të Botërorit në Japoni. Unë vendosa që Koreja eliminon Italinë dhe borxhi i tij u shtua me 8.500 paund”, ka deklaruar ai.