Ish-mesfushori i Cityt: Guardiola largohet në verë

02 janar 2020 | 18:38

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City këtë verë, sipas Michael Brown, ish-mesfushorit të të kaltërve.

Guardiola ka kontratë me City deri në vitin 2021 dhe ende nuk ka treguar përkushtim për ta zgjatur atë. Derisa drejtuesit e kampionit të Premierligës këmbëngulin se nuk e shohin të nevojshme të kërkojnë trajner të ri tani për tani, atë mund të detyrohen ta bëjnë një gjë të tillë nëse trajneri spanjoll vërtet vendos të largohet.

Pikërisht kjo pritet të ndodhë, sipas ish-mesfushorit të City, Brown, i cili beson se Pep do t’i japë fund qëndrimit të tij në Etihad pas gjashtë muajve.

“Mendoj se ai (Guardiola) do të largohet në fund të sezonit”, ka thënë Brown për Radio 5 Live.

“Shefi ekzekutiv Fran Soriano ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe se e sheh Guardiolën pjesë të planeve. Por gjuha e trupit të tij ka ndryshuar së fundmit për atë se çfarë ka arritur, pasi i ka arritur synimet dhe duket se ai do të largohet”, shtoi Brown. Guardiola e ka pranuar se nuk e ka për ngut vazhdimin e kontratës me City dhe njihet për largimet e befasishme tamam në kulmin e suksesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, zyrtarisht është rikthyer në Serie A.…