Ish-ministrat e Financave nuk i shkojnë në takim ministrit në detyrë të Financave

21 prill 2020 | 11:42

Ish-ministrat e Financave nuk i janë përgjigjur ftesës së ministrit aktual Besnik Bislimi për një takim, në të cilin do të diskutohej për Pakon Emergjente, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë nga goditja e pandemisë. Megjithatë, Bislimi po realizon takimin vetëm me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili i është përgjigjur ftesës së Bislimit.

Bislimi ka treguar se me disa nga ish-ministrat ka biseduar në telefon dhe i kanë thënë se nuk mund të shkojnë. “Ahmet Shala ka qenë jashtë vendit, Bedri Hamza e ka konfirmuar se s’mund të vijë”, ka deklaruar Bislimi, duke shtuar se me  Avdullah Hotin nga LDK-ja nuk ka mundur të kontaktojë për të marrë ndonjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet e publikuara nga autoritetet turke të aviacionit tregojnë ndërtimin…