![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/mehaj.jpg)
Ish-ministri Armend Mehaj poston foto nga Gllogjani, përçon edhe një mesazh
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar në “Facebook” se ai që harron dëshmorët e kombit ka humbur rrugën e drejtë në shërbim të kombit dhe popullit shqiptar.
“Lavdi atyre që sakrifikuan jetën e tyre, duke mundësuar që ne sot të jetojmë të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Mehaj mbi një fotografi të tijen në varrezat e dëshmoreve në Gllogjan.
Ai ka shtuar tutje se njeriu në jetë duhet të punojë për pesë gjëra: për dinjitetin dhe fytyrën e tij, për shtetin, për familjen, për njerëzimin dhe për planetin.
“Të veprosh me nder dhe integritet është detyrim moral, ashtu siç është obligim të kontribuosh për një shtet të drejtë dhe të zhvilluar. Familja mbetet themeli i çdo shoqërie, ndërsa kujdesi për njerëzit përreth dhe për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm duke respektuar këto parime mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Mehaj.