Ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson sot në Kosovë
11 qershor 2024
| 09:13
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë me dije se në orët e vona të së hënës ka arritur në Kosovë, ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson.
“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë është i pazëvendësueshëm. Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.