Ish-ministri britanik i shëndetësisë: Më vjen keq, ne gabuam për Covid
Ish-sekretari britanik i shëndetësisë Jeremy Hunt ka kërkuar falje për dështimet në përgatitjet për pandeminë e Mbretërisë së Bashkuar që dolën në dritë gjatë hetimit për Covid. Në një raport të botuar të enjten, hetimi zbuloi se ish-qeveria “e zhgënjeu publikun duke bërë gabime të rëndësishme” në përgatitjen për pandeminë.
Hunt pranoi sot se si sekretar i shëndetësisë nga viti 2012 deri në 2018, ai ishte “pjesë e një grupi që mendon se janë shumë të përgatitur për një pandemi gripi, por nuk mendojnë për llojet e tjera të pandemive”.
– Kërkoj ndjesë pa rezerva për të gjitha familjet. Ajo që i ndodhi këtij vendi gjatë Covid ishte tragjedia më e keqe, tha ai për BBC.
Ai i kërkoi gjithashtu qeverisë së re të marrë në konsideratë rekomandimet e raportit prej 217 faqesh nga anëtarja e Dhomës së Lordëve, Heather Hallett.
Raporti tha se hetimi arriti në përfundimin “pa rezerva” se “procedurat, planifikimi dhe politika e strukturave civile të urgjencës brenda qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, shërbimeve civile dhe shërbimeve publike kanë dështuar qytetarët”.