Ish-ministri Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK
12 nëntor 2024
| 14:21
Ish-ministri Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK
Ish ministri i Transporteve dhe ish-deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.
Ende nuk dihen detaje mbi thirrjen e tij në SPAK, por kujtojmë se në vitin 2018 Haxhinasto është paraqitur tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan.
Hetimet për këtë çështje nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit 2017.