Ish-ministri Fadil Ismajli tregon se kompania Axos nuk ishte serioze

05 maj 2018 | 00:59

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli në Interaktiv të KTV-së foli për zhvillimet në Telekomin e Kosovës dhe thotë se ndihet i lumtur që ndodhi kështu.

Sipas tij, Axos doli të jetë një kompani jo serioze. Për atë se dje LDK-ja mori meritat se ka qenë rol kyq në këtë çështje, Ismajli nuk e mohoi por se kanë pasur kontribut edhe të tjerët.

“Në këtë proces secili ka dhënë kontribut, por krejt ajo pas ndërprerjes së privatizimit, nuk e zvogëloj meritën e askujt. Kam pasë takime edhe me ish kryeministrin Isa Mustafa e me shumë tjerë, edhe me Blerand Stavilecin”, tha ai duke shtuar se kjo “është fitore e madhe për Kosovën’, tha ai.

Ismajli thotë se arsyeja që Kosova e fitojë këtë betejë, është se gjatë qëndrimit të tyre në Paris, ata kanë punuar shumë për ta mbrojtur qëndrimin e tyre, por thotë se ka qenë bashkëpunim i mirë që i qojë drejt fitores.

Ai ka shtuar se për këtë nuk është kërkuar aprovim nga Parlamenti, ashtu sië insistonte Axos se ka ndodhur, thotë se nuk është kërkuar votim, ashtu siç tha ai se u raportua nëpër medie.

Ismajli tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me atë se Parlamenti duhet ta aprovojë. Ai tha se në të kundërtën, në arbitrazh do ta humbnin betejën.

Ismajli tha se betejën e fituan sepse pala tjetër nuk ka dhënë sinjale të mjaftueshme që ata janë serioz. “Nuk kanë sjellë asnjë provë që ka mjete të mjaftueshme me kry transaksionin”, tha ai.

Axos, Sipas Ismajlit, kërkonte 200 milionë euro.

“Argumentet e tyre që u munduan me operu ka qenë Parlamenti, se kinse duhej të shkonte në Parlament fillimisht, që s’ka qenë fare çështje e saj”, shtoi ai.

Ismajli tha se është paralajmëruar edhe më herët se AXOS do shkojë në arbitrazh, por kanë qenë të bindur se Kosova do të fitojë.

“Ndihem keq pse nuk ka ndodhë privatizimi, jo pse kemi mendu që është privatizim i keq, por pala tjetër nuk na ka bindë që mund ta udhëheq këtë transaksion”, tha ai.

Se ministri Valdrin Lluka, ka paralajmëruar ulje të pagave, Ismajli thotë se “Ulja e pagave nuk është zgjidhje për këtë vendim”.

Ismajli në fund tha se duhet të këndellet kompania, e pastaj t’i qasen privatizimit, sepse kështu si është “s’do të ketë kompani të interesuara”, e sipas tij duhet të merret me një staf që di ta menaxhojë.

“Duhen gjetur mënyra si të akomodohen njerëzit që janë aty”, tha ai. (koha.net)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentit të…