Ish-ministri Fatmir Matoshi i bashkohet Nismës
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka aderuar në partinë NISMA Socialdemokrate.
“Mirëseardhje sot në familjen tonë politike i uruam ish-ministrit Fatmir Matoshi. Një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite. Ne jemi të nderuar, që Fatmiri është bashkuar me ne dhe së bashku do të rrugëtojmë në proceset që e presin vendin tonë”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se ardhja e Fatmir Matoshit, një personaliteti të shquar, është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin.
“Ftoj edhe një herë të gjithë ata që janë të pakënaqur me drejtimin që ka marrë vendi të na bashkohen dhe bashkërisht t’i japim një drejtim të ri dhe të hapim një përspektivë të re vendit tonë”, ka shkruar Limaj.