Ish-ministri francez vdes nga koronavirusi
29 mars 2020
| 11:55
Ish-ministri francez Patrick Devedjian ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes. Vetëm para tri ditëve ai kishte shkruar në “Twitter” se ndihet i lodhur, por është në gjendje stabile.
Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar. Nuk është bërë me dije nëse ai vuante nga sëmundje të tjera.
“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.
Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.