Ish-ministri Gashi: Barrikadat, skenar i mirë ushtruar dhe i përgatitur nga serbët në veri

13 dhjetor 2022 | 20:20

Ish-ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, deklaroi se çështja e barrikadave të vendosura nga serbët në veri është skenar i mirë ushtruar dhe i përgatitur nga struktura që aktualisht janë aktive atje.

Siç tha për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, janë disa lloje të tyre atje, pra janë ato të aktiviteteve kriminale që lidhen me aspektin ekonomik dhe atyre që lidhen me sektorin e sigurisë, dhe se në këtë drejtim njëra-tjetrën e ndihmojnë në situata të caktuara.

“Nuk është hera e parë që i shohim këta skenarë, por aktivizohen atëherë kur planifikojnë se duhet të aktivizohen”, deklaroi Gashi.

“E dëgjova edhe një deklaratë të kryetarit të Listës Serbe. Atje e kishin filluar edhe një organizim që në rrafshin terminologjik quhet edhe militar, këshillin e krizës, dhe përmes një deklaratë ftoi qytetarët në qetësi jashtë barrikadave, e në fakt ai dhe një grup i njohur tash për organet e sigurisë së Republikës së Kosovës janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirë në këto aktivitete”, përfundoi ish-ministri Gashi.

Gashi po ashtu shtoi se policët nga komuniteti serb ishin në komunikim permanent më institucionet nga Beogradi, dhe se kjo u faktua edhe me dorëheqjen e tyre nga detyra muajin e kaluar, edhe pse siç tha, jo të gjithë prej policëve e kanë pëlqyer atë vendim, por që presionin e kanë pasur nga drejtuesit e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penza ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 83:74 (26:19,…