Ish-ministri grek i Shëndetësisë vdes nga koronavirusi
08 maj 2020
| 13:15
Ish-ministri grek i Shëndetësisë, Dhimitris Kremastinos ka humbur betejën me Covid-19, duke arritur kështu në 150 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Mediet raportojnë se Kremastinos ndodhej në spital prej më shume se 1 muaj pasi kishte dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.
Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij.
Kremastinos ishte mjek me profesion dhe ishte ministër në qeverinë e Pasok.