
Ish-ministri Hasani: Dhunuesit e vajzës së mitur meritojnë dënim maksimal
06 shkurt 2019
| 18:28
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se lajmi për dhunimin e vajzës së mitur në Drenas është shokues dhe i neveritshëm.
“E trishtueshme kur mëson për raste të tilla në vendin ku po i rrit fëmijët e tu. Sa e dhimbshme që një e mitur të përjetojë gjithë atë tmerr në trupin dhe shpirtin e saj, ende pa e nisur jetën mirë. Edhe më të rëndë e bënë fakti që kjo dhunë u bë nga ata që supozohet se do ta mësonin e mbronin. Ata që e bënë këtë krim meritojnë dënim maksimal”, ka shkruar Hasani.
/Epoka e re/