Ish ministri Hasani i reagon Qeverisë Kurti: Sot rrena i’u doli sheshit

25 maj 2021 | 15:59

Në vazhdën e reagimeve ndaj deklaratës së sotm e të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka thënë se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonal që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve, ka reaguar edhe ish ministri i MTI-së Bajram Hasani.

 Hasani ka pyetur se ku mbetën premtimet për reciprocitet me të cilat e keni mashtruar popullin e Kosovës?.

“Sot rrena i’u doli sheshit Kryeministër.. Sot doli se Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk kanë as njohuri bazike për funksionimin e tregtisë së lirë. Prej kur nuk qenka zgjidhje e problemeve reciprociteti?!. Sa pak kohë prej ardhjes në pushtet u deshën për të demaskuar veten se të gjitha kauzat i paskeni pasur vetëm për pushtet”, ka shkruar Hasani.

 Postimi i plotë i Hasanit në profilin e vet në “Facebook”:

 Ku mbetën premtimet për reciprocitet me të cilat e keni mashtruar popullin e Kosovës?

Sot rrena i’u doli sheshit Kryeministër.

Sot doli se Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk kanë as njohuri bazike për funksionimin e tregtisë së lirë.

Prej kur nuk qenka zgjidhje e problemeve reciprociteti?!

Sa pak kohë prej ardhjes në pushtet u deshën për të demaskuar veten se të gjitha kauzat i paskeni pasur vetëm për pushtet.

Koha e dëshmoi se i vetmi Ramush Haradinaj ka guxuar t’i tregojë Serbisë se këtu ka shtet.

Në kohën e qeverisjes Haradinaj patëm marrë vendimet për taksë në produktet që vinin nga Serbia e Bosnje Hercegovina, dikur edhe taksë 100 % .

Ministrja Hajdari qenka arsyetuar me CETFA’n. Asgjë nuk ka ndryshuar pozicioni i Kosovës në këtë organizim, as atëherë dhe as sot nuk kemi pasur e nuk kemi të drejtë vote dhe përfaqësohemi si UNMIK.

Qeverisja nënkupton forcë e vendosmëri përballë secilit problem e jo vetëm fjalime të bukura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën nga skuadra e Llapit është larguar sulmuesi Sava…