Ish-ministri Hasani: I tronditur nga aksidenti i rëndë në qytetin tonë
Dita e sotme ka tronditur qytetarët e Gjilanit dhe krejt Kosovën.
Një aksident trafiku, i cili ka ndodhur me gjasë si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, ka lënë të vdekur në vend një person, ndërkaq të lënduar kanë mbetur dhjetëra të tjerë.
I tronditur nga ky aksident ka mbetur edhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasni që është me prejardhje nga Gjilani.
Hasani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se pamje të tillë nuk duhet të shihen më në Kosovë.
“I tronditur nga aksidenti i rëndë në qytetin tonë. Pamje të tilla uroj të mos shohim askund. Ngushëllime familjes së së personit që humbi jetën në këtë aksident. Ndërsa, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Gjithashtu organet e rendit shpresoj që sa më shpejt t’i zbardhin rrethanat e aksidentit”, ka shkruar Hasani.