Ish-ministri Hasani: Kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili tashme është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se veprimi i sotëm i Haradinajt tregon se ai para interesave të pushtetit e ka dashurinë për Kosovën, për të cilën dha shumë.
Postimi i plotë i Hasanit:
Qëndrimi i Ramush Haradinajt kundër ndarjes së Kosovës, vendosmëria për taksën ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnje e Hercegovinës e vendime të tjera të mëdha të tij na bëjnë të kuptojmë se ai është një burrështetas. Veprimi i sotëm tregon se ai para interesave të pushtetit e ka dashurinë për Kosovën, për të cilën dha shumë.
A ka vend për dyshime për ndonjë skenar? PO KA.
Kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi. Pastërtinë e tij e ka dëshmuar edhe më herët.
Me ty kryeministër Haradinaj.