Ish-ministri Hasani: Në këtë vend duhet të ndodhin ndryshime të mëdha
12 qershor 2019
| 09:29
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në Kosovë duhet të ndodhin ndryshime të mëdha.
Ish-ministri Hasani shembull për këtë ndryshim ka marrë përfaqësuesen e Kosovës.
“Kjo klasë politike duhet të ndryshohet rrënjësisht sepse vetëm kështu mund të shkohet përpara. Shembulli më i mirë i kësaj është përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Pasi në krye të saj erdhi një trajner i ri, i përgatitur, strateg vendi jonë nuk po njeh humbje dhe çdo ditë po ngjitet lart e më lart. Mbase një ndryshim i tillë na duhet në të gjitha institucionet e vendit, në krye të të cilit do të vijnë njerëz të ri, me vizion, të pastër që e duan vërtetë këtë shtet”, ka shkruar Hasani.