
Ish-ministri Hasani: Pakkush mbeti pa e shkelë Kushtetutën
09 prill 2019
| 23:01
Me rastin e Ditës së Kushtetutës, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka uruar për 11-vjetorin e miratimit të Kushtetutës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pakkush mbeti pa e shkelur Kushtetutën.
“Urime Dita e Kushtetutës, aktit më të lartë të shtetit, të cilin, në 11 vjetët e miratimit, pakkush mbeti pa e shkelë”, ka shkruar ish-ministri Hasani.