Ish-ministri Hasani rrëfen për tmerrin e përjetuar në Tiranë: Ka mundur të na godasë vetura

25 prill 2021 | 14:38

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Hasani nga kryeqyteti shqiptar ka thënë për “Express” se ishte shumë afër veturës e cila është ndaluar nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.

Hasani ka thënë se pasi bashkë me gruan e tij kishin votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, kishin vendosur të pinin kafe afër teatrit të Operas dhe Baletit, ku kishin qenë shumë afër në momentin që vetura rrezikoi jetën e të pranishmëve.

“Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pimë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura”, tha Hasani, duke shtuar se  shqetësimi ishte i madh.

“Për fat të mirë intervenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, ka thënë Hasani.

Makina thyen barrierat dhe futet në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behar Gjoka Flama e shekullit të njëzetenjë, që u…