Ish-ministri Hasani së bashku me Ahmet Isufin marrin mbështetje për 100% shtet
08 shtator 2019
| 21:55
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, kandidat i AAK-së për deputet për zgjedhjet e 6 qershorit, i shoqëruar edhe nga kandidati tjetër partiak për deputet Ahmet Isufi kanë vizituar familjen Ramushi në fshatin Llashticë, nipa të Idriz Seferit.
Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pos muhabetit të mirë, morën mbështetje për 100 për qind shtet dhe Ramush Haradinaj kryeministër.
“Tradita e mikpritjes së shqiptarit vazhdon. Sonte bashkë me deputetin Ahmet Isufi ishim në vizitë në familjen Ramushi në fshatin Llashticë, nipa të Idriz Seferit. Muhabet i mirë me shqiptarë të mirë. Pos muhabetit të mirë, morëm mbështetje për 100 % shtet dhe Ramushin kryeministër”, ka shkruar Bajram Hasani.
/Epoka e re/