Ish-ministri Hasani takohet me Albin Kurtin

31 janar 2019 | 16:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate për Gjilanin, Bajram Hasani sot është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Takimi mes Hasanit dhe Kurtit është zhvilluar në njërën nga kafenetë e kryeqytetit.

Lajmi.net mëson se në këtë takim është diskutuar për kalimin e Nismës Socialdemokrate me degë në Gjilan, në Vetëvendosje.

Theksojmë se Hasani ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në fillim të mandatit të qeverisë Haradinaj.

Ai u shkarkua  me kërkesë të partisë së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e dala nga…