Ish-ministri Hasani thotë se taksa e re e importit ndaj Serbisë nuk do të zgjasë më shumë se deri javën e ardhshme

06 nëntor 2018 | 20:32

Ish-ministri i Tregtisë dhe Tregtisë, Bajram Hasani, ka komentuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej dhjetë për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. 

Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në kohën sa ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pati marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit e Kosovës, por që këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të tij nga kabineti qeveritar me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe po shkelin marrëveshjen e CEFTA-së. 

Postimi i plotë i tij:

Në kohën sa isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë. 

E keni shumë të freskët në kujtesë se këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të mi nga kabineti qeveritar  me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe e shkelim marrëveshjen e CEFTA’së. 

Më erdhi mirë kur po të njëjtit sot kërkuan masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës. 

Duke i njohur dyshoj shumë se këto masa do të jenë gjatë, mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme.

https://www.facebook.com/100000686845787/posts/2181348265231380/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të restaurohet shtëpia historike ku u krijua “Komiteti për Mbrojtjen…