Ish-ministri Hasani: UÇK-ja nuk ka bërë krime, të dënohen ata që vranë 13 mijë shqiptarë
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka dhënë një qëndrim rreth ngjarjeve të fundit në vend, konkretisht për Gjykatën Speciale, e cila ka filluar t’i thërras për intervistim ish-komandantë dhe ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime. Por nëse dikush nga shqiptarët ka bërë krime gjatë luftës le të dënohet, por jo pa u dënuar ata që vranë 13 mijë shqiptarë, ata që përdhunuan 20 mijë gra e vajza, ata që dogjën e rrënuan 150.000 shtëpi dhe dëbuan gjysmën e Kosovës nga vendi dhe pa u gjetur dhe kthyer të zhdukurit. UÇK”, ka shkruar Bajram Hasani.
https://www.facebook.com/100000686845787/posts/2283980614968144/
/Epoka e re/