Ish-ministri i AAK-së lavdëron ministrin Mehaj dhe shefin e AKI-së, reagon Vlora Çitaku

01 korrik 2021 | 12:11

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti, Selim Selimi, përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka lavdëruar ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Armend Mehaj dhe shefin e Agjencisë së Kosovarë për Inteligjencë, Petrit Ajetin.

“I kemi dy emërime që po më japin shpresë se partneriteti jonë me ShBA-në vazhdon. Këta janë ministri Mehaj dhe drejtori i AKI-së, Ajeti. Janë duke bërë punë të mirë dhe e meritojnë përkrahjen”, ka shkruar Selimi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke thënë se nuk e di çfarë ka bërë ministri Mehaj përveç lajmit për ndalesa të automjeteve dhe as nuk e ka dëgjuar ende duke elaboruar ndonjë gjë. Ndërsa, sipas saj në AKI është shkarkuar një profesioniste e cila ka qenë aty që nga themelimi.

“Me tanë respektin Selim, dhe po flas hapur. Nuk e di çka ka ba ministri Mehaj përveç një lajmi për ndalesa te automjeteve. As nuk e kam dëgjuar ende duke elaboruar ndonjë gjë. Por, në AKI është shkarkuar një profesioniste sot. Profesioniste që ka qenë aty nga themelimi. Turp”, ka shkruar Çitaku.

Pas kësaj i është përgjigjur Selimi, duke thënë se pajtohet se shkarkimi i Vlorës është turp dhe se kjo gjë është sharada e kryeministrit për kontroll dhe se nuk beson që është pyetur Ajeti pasi nuk ka fuqi kushtetuese për këtë veprim.

https://twitter.com/selim_selimi/status/1410340926191509508?s=20

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë me vajzë. Ajo…