Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi aderon në PDK

15 janar 2021 | 13:39

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmin e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër në një konferencë për medie.

Ai e ka quajtur Bytyqin njërin nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova.

“Për mua është një nder i veçantë që z. Ramiz Lladrovci është këtu me ne, që është po ashtu mik i Shyqriut, na ka nderuar me praninë e tij”, ka thënë Hoxhaj.

Paraprakisht, PDK-ja ka njoftuar se kanë nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka bërë me dije…