Ish-ministri i Drejtësisë del në mbrojtje të Dardan Molliqajt
07 shtator 2021
| 12:24
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka dal në mbrojtje të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili sot është arrestuar nga policia pas një aksioni simbolik për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Dardani dhe shokët e tij sot janë arrestuar sepse dolën në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
“Sot prapë u arrestua Dardani me shokë se doli për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për t’u shprehur, për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së”, ka shkruar ai.