Ish-ministri i jashtëm, Hoxhaj, takon në Londër emisarin britanik për tregti për Ballkanin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Londër ku ka takuar të dërguarin e kryeministrit britanik, për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë dhe rindërtimin e Kosovës.
“Takim i shkëlqyer në Londër me deputetin Martin Vickers, kryetar i Grupit të Miqësisë së Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën dhe i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë dhe rindërtimin e Kosovës. Bashkë me miqtë, shteti ynë ka shënuar arritje të mëdha dhe në partneritet me ta do të ecë drejt objektivave të së ardhmes”, ka shkruar Hoxhaj.