Ish-ministri i jashtëm reagon për situatën në veri

31 korrik 2022 | 23:08

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas situatës në veri.

Ai ka theksuar se sot, me mendje dhe me zemër është me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Serbia të heq dorë nga politika dhe praktika e hegjemonisë, si zgjatje e Rusisë fashiste në Ballkan.

“Sundimi i ligjit është normë themelore për çdo shtet demokratik. Reciprociteti dhe dialogu janë mjete të vetme demokratike të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Të ruhet qetësia dhe bazuar në rezonin politik, të jemi në mbrojtje të interesave shtetëror të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autorja e pesë librave bestsellerë, mentore e meditimit, e suksesit…